E shtunë, 18 Janar, 2025

Një sekret që të tjerët të çmenden nga aroma e mirë e flokëve tuaj

- Advertisement1-

Problemet me skalpin shpesh çojnë në një problem edhe më shqetësues mësë shumti për femrat, aromë e pakënshme e flokëve.


Këto të fundit duket sikur kanë aftësinë të thithin aromat e një ambient ku gatuhet, pihet duhan etj, por nëse ju tregoni kujdes maksimal për të shmangur këto ambiente e sërish flokët ju mbajnë erë, atëherë cili është shkaku. Kjo mund të vijë jo vetëm si pasojë e higjienës së dobët por edhe nga shkaq që nuk varen nga ne si mbiprodhimi i yndyrës, ekzemës , mosbalancimi hormonal, stresi apo problemeve të tjera shëndetësore të lëkurës si infeksionet e kokës, psoriasis dhe infeksionet kërpudhore.

- Advertisement -

Më poshtë Living do t’ju tregojë disa metoda si të parandaloni këtë shqetësim. Para se të spërkasni parfum mbi flokë, trajtojeni problemin që nga rrënja.

1. Uthulla e mollës parandalon mbiprodhimin e yndyrës dhe gjithçka që duhet të bëni është që në dush t’i shpëlani flokët me uthull molle ! Kujdes duhet përzierë me ujë në raportin 1uthull: 2 ujë, për të mos prishur balancën e pH të kokës. Pas kësaj shpëlajini flokët me ujë të bollshëm.

2. Sode buke

Kjo është një nga metodat më të hershme të neutralizimit të aromave që funksionon mësë miri.

Si ta përdorni:

1. Përzieni ujë dhe sodë buke në raportin 1: 3.

- Advertisement -rrrrrrr

2.Lagini flokët dhe aplikojeni këtë pastë në skalpin e kokës.

3. Lëreni për të paktën 5 minuta.

4. Lani flokët tuaj normalisht.

3. Domate

Lëngu i domates ndihmon në eleminimin e aromave të këqija nga flokët e kjo falë aciditetit në ndihmon në balancimin e nivelit të pH në flokët tuaj.

Si ta përdorni:

1. Lagni flokët me lëngun e domates dhe mbështillini me një qese plasmas për 15 minuta. Lajini flokët normalisht dhe përsëriteni këtë procedurë dy herë në javë për të parë rezultate më të shpejta.

SHËNIM: Këto ishin disa metoda që funksionojë nëse problemi i erës së keqe të flokëve lidhet me problemin e skalpit të kokës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....