Një rrëfim emocionues i Hetem Hasanit nga Kaçaniku: Një jetë mësues, sfidat dhe arritjet e mia

- Advertisement5 -

Hetem Hasani nga fshati Semajë e Kaçanikut ka shërbyer si mësues për 45 vjet.

- paragrafi 1 -

75-vjeçari ka rrëfyer për Tëvë1 vështirësitë gjatë kohës sa ushtroi këtë profesion. Ai tregon se është krenar për arritjet e nxënësve të tij.

- Advertisement -

Është përplot emocion sa herë që viziton objektin e shkollës së fshatit Semajë në Kaçanik.

Kjo pasi në këtë shkollë për 45 vjet shërbeu si mësues.

Hetem Hasani tashmë 75-vjeçar rrëfen për kushtet e vështira në të cilat është dashur të edukojë nxënësit në atë kohë.

- Advertisement -

Ish-mësuesi tregon se nxënësit e tij kanë arritur sukses edhe në sferën akademike, por edhe në jetën publike, teksa thotë se është krenar për këtë.

Ai shprehet i brengosur me gjendjen e tanishme të shkollës e cila u mbyll tash e dhjet vjet.

Hasani kujton me plot krenari edhe mirënjohjet që i janë dhënë në shenjë falënderimi për kontributin e tij edhe në kohën e okupimit serb.

Për shkak të infrastrukturës së dobët dhe kushteve të vështira të jetesës, nga fshati Semajë e Kaçanikut ka pasur edhe shpërngulje të mëdha.