“Nje Profesoreshë e vërtetë si Iliriana, që ka bërë breza të tërë studentësh ta dashurojnë Mjekësinë, nuk ngjall interes në këtë vend të mbushur me llum”

- Advertisement -

Ndarja nga jeta e mjekes dhe pedagoges së mirënjohur Iliriana Ruka ngjalli dëshpërim tek ata që e njihnin, por edhe zemëratë për heshtjen mediatike.

- paragrafi 1 -

Dr. Erjona Shehu, prezantuese lajmesh në vite në Top Channel, shkruan se e mlri vesh rastesisht humbjen e saj:

- Advertisement -

Nuk kish asnjë lajm, asgjëkund. Nje mjeke si Prof. Iliriana (Profesoreshë e vërtetë, jo e titulluar me qoka), që ka bërë breza të tërë studentësh ta dashurojnë Mjekësinë, nuk ngjall interes në këtë vend të mbushur me llum e zhul që vetëquhen dhe quajnë njëri-tjetrin VIP-a, me pushtetarë dhe shërbyes të pistë të tyre.

E vogël në staturë, e brishtë, me syzet me xhamat e trashë, na merrte nga pas dhomë më dhomë të semurësh, na shpjegonte me durim dhe po me aq durim dëgjonte përgjigjet tona.

E perulur, e ditur, nuk kishte nevojë të fryhej e të delironte, ishte “e urtë gjer në dhembje, e thjeshtë gjer në madhështi”.

- Advertisement -

Faleminderit Prof Iliriana per dijet qe me dhe, nuk do e harroj kurrë krepitacionin (një shaka mes nesh, me të cilën ndoshta do qeshim në botën tjetër)!”, – përfundon reagimi i mjekes dermatologe, Erjona Shehu.