Një “ortek” bore i bie në kokë një qytetari në Kamenicë, e rrëzon përtokë / VIDEO

- Advertisement -

Fadil Ramës, një qytetari nga Kamenica dita e djeshme nuk i shkoi edhe aq mirë.


Mbi kokën e tij ra një grumbull bore që e rrëzoi përtokë.

- Advertisement -

Fadili ishte duke ecur në trotuar, kur i ndodhi ky incident, të cilin ai e quajti “pak fat në ‘fatkeqësi’”, meqenëse nuk pësoi ndonjë lëndim trupor.

Fadil Rama u bë i njohur dhe pjesë e mediave ndërkombëtare me bujarinë e tij ndaj një të moshuare serbe të vetmuar, së cilës i doli në ndihmë në fshatin e saj, Vaganesh.

Video e publikuar:

- Advertisement -