E diel, 24 Nëntor, 2024

“Një orë të jesh mësues”

- Advertisement1-

“1 orë të jesh mësues” është ideuar nga mësuesi i TIK Eris Rexha bashkë me dy nxënëset e klasës së XI Xhesika Pepkolaj dhe Aurela Dushaj. Kjo nismë vjen nga Shkolla e Mesme e Bashkuar “Matosh Uka” në Firzë.

Mësues, e keni menduar ndonjëherë që të ndërroni vendin tuaj me një nxënës në një orë të vetme mësimi? Çfarë të mirash do të sillte ky veprim? Në cilën situata do të guxonit ta bëni? E keni diskutuar me nxënësit nëse do donin të ishin ë rolin tuaj një orë të vetme?

- Advertisement -

Ju drejtojmë gjithë këto pyetje në hyrje të këtij shkrimi sepse sot do t’ju njohim me nismën më të re të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Matosh Uka” në Firzë.

“1 orë të jesh mësues” është ideuar nga mësuesi i TIK që është njëkohësisht edhe koordinator i qeverisë së nxënësve Eris Rexha bashkë me dy nxënëset e klasës së XI Xhesika Pepkolaj dhe Aurela Dushaj.

Kjo nismë u krijua për disa qëllime si p.sh.: reflektimin e nxënësve problematik në orët e mësimit por edhe ndjesinë e të qenit mësues në mënyrë që ata nxënës të ndihen të vlerësuar nga një eksperiencë e tillë. Të jesh mësues, duhet të kesh psiko-fizikën e të mësuarit, mësimdhënies, të kesh njohuri universale, të dish të veprosh me të gjitha nivelet psikologjike të nxënësit, ta ndërtosh bazamentin e personalitetit e me gjerë. Pra në thelb të nismës është sensibilizimi i nxënësve që të vlerësojnë shumë e më shumë misionin e mësuesit që ju mundëson rrugën drejt dijes dhe të jenë të preokupuar më shumë në zhvillimin e aftësive të të shprehurit dhe të të mësuarit.

Por sa është arritur ky qëllim? Çfarë mendojnë nxënësit? Më poshtë keni disa përshtypje të nxënësve.

Nxënësja Xhesika Pepkolaj: Kur dëgjova për herë të parë fjalën mësues tingëllonte çuditshëm, por pastaj u mësove dhe fillova të më pëlqente si titull. Kjo ishte hera e parë që u vura në pozitat e një mësuesi dhe të them të vërteten u ndjeva krenare.

Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe mendoj që do të më vlejë shumë një eksperiencë e tillë.

- Advertisement -rrrrrrr

Tani arrij të kuptoj edhe më mirë pozitat në të cilat mund të gjendet një mësues në situata të ndryshme dhe u jap të drejtë për disa reagime që më parë më janë dukur të pa logjikshme.

Nuk është e lehtë të japësh dije dhe t’u mësosh nxënësve gjëra të reja, por me plot gojën mund të them që kjo të bën të ndihesh shumë i vlerësuar dhe me vlera.

Si përfundim e shijova shumë një eksperiencë të tillë dhe shpresoj që të ndodhë përsëri .

Nxënësja Elidona Pepkolaj: Ishte eksperienca ime e parë si mësuese, unë ndjeva se çfarë do të thotë të jesh mësues, përgjegjësitë që ka ai.

Ishte një nga përvojat më të bukura që kam kaluar, si fillim u ndjeva në siklet pasi mendoja se si po përshtatem me nxënësit, nëse do harroja ndonjë pikë të mësimit, por gjatë kësaj kohe fillova të akumuloja emocionet. Në fillim bëra apelin dhe pastaj fillova të pyesja nxënësit që u treguan të gatshëm, më pëlqyen nxënësit pasi që u aktivizuan jo vetëm nxënësit e mirë por edhe ata me të dobëtit.

Do të dëshiroja ta provoja përsëri këtë eksperiencë dhe pse jo ta mendoj për profesion në të ardhmen.

Nxënësja Kristjana Kola: Ishte një eksperiencë shumë me vlerë për mua, pasi jo vetëm provova veten por krijova dhe idenë se sa e vështirë është të jesh mësues dhe të japësh dije. U argëtova shumë dhe po ashtu nxënësit u ndanë të kënaqur dhe kishin seriozitetin e duhur. Do të doja ta provoja sërish pasi mu duk që kjo eksperiencë do të më vlejë shumë në jetë, mbase do ta mendoj edhe si profesionin tim të ardhshëm.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...