Një nxënës dyshohet se është ther me thikë në Lipjan

- Advertisement -

Një person është therur me thikë të dielën në rrugën “Avdni Kelmendi” në Lipjan.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 13:00 në rrugën Avdi Kelmendi në Lipjan ka ndodhë një lëndim trupor ku dyshohet se me mjet të mprehtë është lënduar një person”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se personi i lënduar ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë që policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili është identifikuar.