E shtunë, 8 Shkurt, 2025

Një nxënës 16-vjeçar nga Prishtina pretendon se u rrah nga policët civilë në drejtori të shkollës

- Advertisement1-

Një nxënës 16 vjeçar i shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, O.M. po pretendon se është rrahura nga disa policë civilë në drejtorinë e kësaj shkolle.

Sipas nënës së tij, ai bashkë me disa nxënës të tjerë të kësaj shkolle para një jave pa dashje bllokuan rrugën e një veture afër shkollës.

- Advertisement -

Për këtë rast ai ishte ftuar në zyrën e drejtoreshës së shkollës, Teuta Govori, për t’u sqaruar kur mori vesh nga sigurimi se çka kishte ndodhur. Në zyre Govori kishte qenë bashkë me disa policië civilë, të cilët kur kanë marrë në pyetje të miturin dhe ky s’i kishte dhënë emrat e shokëve të tij dhe sipas nënës së tij, për këtë arsye filloi dhuna ndaj djalit të saj.

Ajo tha se djali i saj u kthye në shtëpi me shenja të dhunës.

T7 tentoi të marrë një përgjigje të premten nga drejtoresha e shkollës, por e njëjta nuk ishte e qasshme për deklaratë.

Edhe Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës heshtën me arsyetimin se janë të angazhuar në fushatë zgjedhore.

Mirëpo, me zyrtarët policorë tash po merret Inspektorati Policor i Kosovës që pas pranimit të ankesës po e trajtojnë rastin në Departamentin e Hetimeve. – VIDEO

/Express

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet Shaban Mazreku, punëtor teknik i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Është pensionuar punëtori teknik Shaban Mazreku i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Njoftimi i shkollës: Në...

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...