E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Një nënë në Angli thotë se u prek shumë nga një letër që një e panjohur i la në veturë

- Advertisement1-

Një nënë ka ndarë një shënim tërheqës që një grua la në makinën e saj duke thënë se i solli lot në sy.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo tha se djali i saj nëntë javësh kishte qarë gjatë gjithë rrugës derisa po e dërgonin vajzën e saj gjashtë vjeçe në shkollë – para se ajo të dallonte shënimin.

- Advertisement -

Ajo shpjegoi se djali i saj i vogël mund të ketë një alergji ose intolerancë të mundshme dhe donte që të mbahej prej saj, por ndërsa ajo po voziste, ai u mërzit gjë që e la të dëshpëruar.

Por djali tjetër i saj, i cili është pothuajse tre vjeç, e ndihmoi në zbutjen e situatës.

Në postimin e saj në një grup në Facebook ajo tha se automjeti i saj ishte në parkun e automjeteve Matalan në Leeds të martën në mëngjes kur e dalloi shënimin.

Shënimi, i nënshkruar nga një grua e quajtur Sarah, thotë: “Ju keni fëmijë të bukur! – Faleminderit që më bëtë të buzëqesh nga makina ime”.

“Nga një mama në tjetrën – ju jeni duke bërë një punë të mahnitshme!!”. “Sarah x”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...