E enjte, 7 Nëntor, 2024

Një në dy fëmijë me kancer nuk diagnostikohet kurrë

- Advertisement1-

Rreth 45% e fëmijëve me kancer në të gjithë botën nuk diagnostikohen dhe për këtë arsye nuk trajtohen, sipas një studimi të botuar në The Lancet Oncology.


“Fakti që nuk ka diagnoza tashmë njihet si një problem serioz, por modeli ynë statistikor lejon që të bëhen vlerësime më specifike, të cilat kanë munguar deri më tani”, tha Zakari Ward, i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit.

- Advertisement -

Sipas shifrave zyrtare, 224,000 fëmijë u diagnostikuan me kancer në të gjithë botën në 2015, sipas autorëve të studimit. Por bazuar në statistikat e tyre, ata vlerësojnë se numri i fëmijëve që vuajnë nga kanceri arriti në të vërtetë në rreth 397,000 atë vit.

“Modeli sugjeron që pothuajse një në dy fëmijë me kancer nuk diagnostikohet kurrë dhe mund të vdesë pa trajtim”, tha Ward.

“Këta pacientë janë pothuajse të sigurt se do të vdesin, por kanceri nuk do të regjistrohet si shkaku i vdekjes”, tha Eva Steliarova-Fusse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Sipas studimit të Lancet, 60% e vendeve nuk kanë as të dhëna për pacientët me kancer, ndërsa në disa nga vendet që i mbajnë ato, ato mbulojnë vetëm një pjesë të popullsisë.

Modeli statistikor i studimit bazohet në të dhëna nga arkivat ekzistuese, Observatori Botëror i Shëndetit i OBSH-së, si dhe sondazhe të kryera kryesisht nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Nuk është për t’u habitur që pabarazitë e mëdha regjistrohen midis vendeve më të pasura dhe më të varfra.

- Advertisement -rrrrrrr

Autorët e studimit, i cili mbulon 200 vende, vlerësojnë se më shumë se gjysma e kancereve që prekin fëmijët në Afrikë, Azinë Qendrore dhe Jugore dhe Ishujt Paqësorë janë të padiagnostikuar. Në të kundërt, kjo ndodh vetëm në 3% të rasteve në SH.B.A., Evropë ose Kanada.

“Sistemet shëndetësore në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta po dështojnë të përmbushin nevojat e fëmijëve me kancer”, tha Rifat Atoun, një profesor i Harvardit i cili ishte bashkëautor i studimit.

Autorët e studimit vlerësojnë se do të ketë 6.7 milion raste të reja të kancerit të fëmijërisë midis 2015 dhe 2030. Nga kjo gjithsej, gati tre milion raste nuk do të diagnostikohen dhe trajtohen nëse nuk bëhet përparim, paralajmërojnë ata.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...