E diel, 19 Janar, 2025

Një mrekulli: U godit nga kamioni, 13-vjeçarja nga Tirana ngrihet në këmbë pa nevojën e patericave

- Advertisement1-

Në Tetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” transmetoi rastin e vajzës së vogël Eleni Skënderaj.

Në 28 Gusht, 13-vjeçarja u godit nga një kamion në Tiranë. Aksidenti i rëndë i dëmtoi asaj organet jetësore, ndaj kishte nevojë për një seri ndërhyrjesh.

- Advertisement -

“Unë isha duke shkuar në dyqan dhe kur po kthehesh po kaloja tek vijat e bardha. Aty ishte një kamion i ndaluar. Por në momentin që kalova unë, ai nuk më pa dhe u nis. Më përplasi… Nuk i ndjeja këmbët fare. Kisha dhimbje nga trupi në pjesën sipër, por përsëri këmbët nuk i ndjeja fare dhe mendova se u paralizova. Në atë moment, humba ndjenjat ”, këto ishin fjalët e pakta të vajzës e cila me lot në sy rrëfeu tmerrin që përjetoi.

Vetëm pak ditë pas apelit të “Stop”, u sigurua shuma prej 80 mijë dollarësh, që duhej për transportin me avion mjekësor dhe ndërhyrjet. Po si është sot gjendja e Elenit, pas ndërhyrjeve? Ne kemi shkuar në klinikën Psiko Medikal Fizioterapi, pasi 13-vjeçarja bën aty seancat e fizioterapisë. Eleni Skënderaj shprehet e lumtur, që ia doli asaj situate dhe falenderon emisionin “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe”.

Eleni: Përshëndetje! Jam vajza e cila u aksidentua me datën 28 Gusht nga një kamion. Lajmin për aksidentimin tim u shpërnda për shkak të “Fundjavës Ndryshe” dhe emisionit “Stop” dhe brenda pak ditësh u mblodh shuma për dërgimin tim në Turqi, e cila mundësoi dhe shërimin tim. Falenderoj “Fundjavën Ndryshe” dhe emisionin “Stop” dhe të gjithë shqiptarët që kontribuan për shërimin tim. Ju dua shumë.

Po kaq i lumtur është dhe babai i saj Edmond Skënderaj.

Gazetarja: Jemi pas operacionit, si ndihesh?

Eleni: Ndihem shumë mirë, jam shumë e gëzuar. Faleminderit për gjithçka. Jam shumë e gëzuar që tani ndodhem këtu pranë shoqevë dhe shokëve të mi.

- Advertisement -rrrrrrr

Edmond Skënderaj: Pas operacionit të gocës në Turqi, gjendja e gocës është shumë herë me e mirë. Fizioterapisti sapo e dëgjoi rastin e Elenit, e mori për një periudhë shumë të gjatë falas.

Bela Allaraj, fizioterapiste, shpjegon se ka besim që për 4-5 muaj Eleni do të rehabilitohet plotësisht.

Bella Allaraj: Të gjithë e kemi parë rastin tek emisioni “Stop” dhe më pas unë pashë që kishte ardhur nga Turqia dhe Arbri dhe “Fundjava Ndryshe” e kishin nxjerrë që Elenit i duheshin disa muaj fizioterapi. Kontaktova “Fundjavën Ndryshe” dhe “Fundjave Ndryshe” ishte dakord për këtë.

Gazetarja: Sa seanca fizioterapi i duhen Elenit?

Bella Allaraj: 4-5 muaj.

Gazetarja: Si po ecën Eleni në këto seanca fizioterapie?

Bella Allaraj: Sot është java e dytë që ka filluar dhe po ecë shumë mirë. Ka filluar të ecë pa paterica. Kemi bërë disa lëvizje të vogla. Ushtrimet që i kemi dhënë ne i bën edhe në shtëpi dhe këtu është shumë bashkëpunuese dhe është e gatshme për çdo ushtrim që i themi ne dhe nuk di të thotë asnjëherë jo.

Gazetarja: Do na demonstrosh tani që mundesh të ecësh pa paterica?

Eleni: Patjetër që po, në shenjë falenderimi për të gjithë ata që kanë kontribuar për mua dhe për shërimin tim. Ju falenderoj shumë nga zemra të gjithëve.

Edmond Skënderaj: Shumë faleminderit “Fundjavës Ndryshe”, emisionit “Stop” dhe të gjithë bamirësëve që kanë kontribuar për vajtjen në Turqi. Faleminderit dhe fizioterapistëve që morën përsipër fizioterapinë e gocës për një periudhë të gjatë. Ju falenderoj nga zemra të gjithëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...