E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Një mësuese e klasës së gjashtë shkroi: “Më fto në diplomimin tënd në Harvard!” 21 vite më vonë…

- Advertisement1-

Judith Toensing nuk është thjest mësuese, ajo frymëzon.

Një mësuese e klasës së gjashtë nga Yuma, Arizona ka lënë një ndikim të madh tek një nxënës 21 vite më parë.

- Advertisement -

Në fund të vitit shkollor në 1997 ajo shkroi në një raport për studentët këto fjalë: “Ka qenë kënaqësi të të kem në klasë. Vazhdo kështu! Më fto në diplomimin tënd në Harvard”. Këtë javë nxënësja Christin Gilmer e diplomuar në Harvard si mjeke e shëndetit publik, tashmë 33 vjeçe, ishte vetëm 12 kur e ruajti këtë mesazh për gjithë këtë kohë. “Ishte me shumë rëndësi fakti se përveç mamit dikush tjetër që më njihte intimisht besonte tek ëndrrat e mia dhe tek aftësitë e mia për t’ia dalë,” – u shpreh Gilmer për CNN.

Mësuesja e saj ishte njeriu i parë që e inkurajoi në rrugën e studimeve për shëndet publik. “Ms. Judy Toensing, më mësoi për ngjarjet, shëndetin publik dhe të drejtat e njeriut. Ajo ishte njeriu i parë që më trasmetoi me pasion situatën e njerëzve të prekur nga HIV/AIDS”, – shkruan ajo në letër.

Kjo letër tërhoqi vëmendjen e administratorëve të shkollës që vendosën ta nderojnë Toensing duke e ftuar në diplomimin e klasës 2018 në Harvard pa asnjë shpenzim për të dhe për të gjithë mësuesit e shkollës publike për punën e pamatë që ata bëjnë.

“Ju jo vetëm që i mësoni të rinjtë, por ju edhe i frymëzoni ata. Puna juaj është ajo që bën të mundur punën tonë,” – u shpreh dekani Williams. Toensing u befasua dhe u ndje e shokuar kur mori ftesën nga Harvardi, e cila iu dorëzua personalisht nga Gilmer.

- Advertisement -rrrrrrr

“Unë kisha pritshmëri të mëdha, kështu kur dëgjova se Christin ia kishte dalë nuk më befasoi,” -u shpreh Toensing për CNN. –“U ndjeva e nderuar që Harvardi zgjodhi të rrëfejë historinë e Christin-ës, udhëtimin e saj dhe që unë kam qenë një pjesë e vogël e këtij udhëtimi,” – shtoi ajo.

Gilmer që ka marrë një master në shëndetin publik në Columbia University tha se Toensing gjithmonë i ka frymëzuar studentët sesi të mendojnë për t’i ndihmuar të tjerët.

“Ajo ndezi një zjarr tek unë se ndihma dhënë të tjerëve është një mjet i fuqishëm dhe përmes edukimit ju mund t’u shërbeni më mirë njerëzve në nevojë. Nuk do ta harroj kurrë pasionin e saj për të tjerët” – tha Gilmer për CNN. / bota.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...