E diel, 23 Shkurt, 2025

“Një mësues u kërkoi nxënësve të sillnin domate në një qese plastike në shkollë” – përfundimi një mësim i vërtetë

- Advertisement1-

Një mësues u kërkoi nxënësve të sillnin domate në një qese plastike në shkollë. Çdo domate duhej të emërohej sipas një personi që nxënêsi e urren.

Pra, numri i domateve do të ishte i barabartë me numrin e njerëzve që ata e urrejnë. Të nesërmen, të gjithë nxënësit sollën domatet e tyre. Disa kishin sjellur dy, disa tri, disa pesë, dhe disa edhe 20 domate, varësisht se sa njerëz urrenin.

- Advertisement -

Mësuesi më pas u tha atyre se duhej t’i mbanin domatet me vete kudo që shkojnë për dy javë. Me kalimin e ditëve, nxënësit filluan të ankoheshin nga era e domateve sepse filluan të kalben.

Nxënësit që kishin më shumë domate u ankuan se ishte shumë e rëndë për t’u bartur dhe era ishte e padurueshme. Pas një jave, mësuesi i pyeti nxënësit: “Si keni kaluar këtë javë?”

Nxënësit u ankuan për erën e tmerrshme dhe peshën e rëndë të domateve, veçanërisht ata që mbanin shumë domate.

Mësuesi atëherë u tha: “Kjo është shumë e ngjashme me atë që mbani në zemër dhe shpirtin tuaj,kur nuk ju pëlqejnë disa njerëz dhe i urreni ata. Urrejtja e bën zemrën të pashëndetshme, dhe ju e bartni atë urrejtje kudo. Nëse nuk mund ta duroni erën e keqe të domateve për një javë, imagjinoni ndikimin e urrejtjes që e mbani në zemrën dhe shpirtin tuaj e bartni me vete çdo ditë dhe çdokund…

Zemra është një kopsht i bukur që kërkon pastrim të rregullt nga barërat e këqija dhe të padëshiruara. Falni ata që ju i urreni dhe nuk i respektoni.Ashtu që në zemrën tuaj të krijohet hapësirë ​​për dashuri dhe respekt njerëzor…

Në jetë mësohuni t’i dashuroni dhe respektoni njerëzit dhe vlerat e tyre!

- Advertisement -rrrrrrr

Përkthyer nga frëngjishtja nga mësimdhënësi, Alush Leci

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...