E premte, 20 Shtator, 2024

“Një mësues/e me fakultet edukimi nuk duhet ta ketë pagën më pak se 695 euro”

- Advertisement1-

Anduena Hajredinaj Buqani, e nisi profesionin si mësimdhënësve paralufte, saktësisht para 28 viteve. Kujton se udhëtonte 3 orë për të mësuar nxënësit në shtëpitë shkolla.

Ajo në një intervistë për AlbanianEducation.net ka folur për karrierën e saj, por edhe për pagat e mësimdhënësve ku ka treguar sa duhet të jenë ato.

- Advertisement -

Më poshtë përgjigja e saj, rreth pagave të mësimdhënësve:

– Jam një mësimdhënëse që në vitet e luftës kam punuar 6 muaj pa pagesë, pastaj për një pagesë të vogël, pastaj pas lufte si prind e kam pa sa e dhimbshme është të mos mundësh të realizosh dëshirat e fëmijëve të vegjël , dhimbje që vazhdon edhe sot kur fëmijët kanë ndonjë kërkesë që është e arsyeshme por nuk e ke mundësinë. E di që shume kolegë janë në gjendje të tillë. I përcjell pagesat dhe zhvillimin e arsimit në rajon dhe nëpër botë. MASHTI duhet të deklarohet haptas për mbështetjen apo jo të arsimit publik sepse nëpër shtetet e zhvilluara kapitaliste prioritet për shtetin janë shkollat private ndërsa shkollat publike shihen si shkolla për shtresat e varfra dhe mesatarë dhe mësimdhënësit publik nuk janë të favorizuar sikurse tek shkollat private. Ka një favorizim të heshtur për arsimin privat sepse me lehtë kontrollohet. Arsimi publik shihet si problematik sepse është më veshtirë për tu kontrolluar për shkak të diversitetit të tij.

Një sistem i mirë i pagesës është koha e Daksnerit pas lufte me të vetmen të metë ku ka qenë i papërfshirë stazhi për shkak të mungesës së të dhënave ku dallimi në mes të niveleve të mësimdhënies nuk ka qenë shumë i madh për nivelin e njëjtë të arriturave akademike. Kështu një profesor i shkollës së mesme të lartë e ka pas rrogën me të vogël se asistenti i një fakulteti me të njëjtën arritje akademike, vetëm për 24.70 euro dhe ky dallim duhet të jetë edhe sot. Nëse sot një asistent në fakultet  sot e ka rrogën prej 796 eurosh një mësimdhënës me nivelin e njëjtë të arsimit në shkollën e mesme të lartë duhet ta këtë rrogën jo më pak se 772 euro. I njëjti ndryshim duhet të vlej edhe për nivelet tjera me të njëjtat shkallë arsimimi. Kjo do të jetë një nxitje për mësimdhënës që të arsimoj vetën sa me lartë dhe të rritet cilësia. Pra, një mësimdhënës në shkollën e mesme të lartë me fakultet lëndor nuk duhet të këtë rrogën më të vogël se 772 euro me thirrjen profesor sikurse një asistent i ri, një mësimdhënës me fakultet edukimi në shkollën e mesme të ulët jo me pak se 720 euro e një mësues me fakultet edukimi jo me pak se 695 euro, edukatorja me fakultet edukimi jo me pak se 670 euro. Kam përvojë në Fakultetin e Edukimit dhe ai nuk mund të barazohet asnjëherë me një Fakultet lëndorë si FSHMN, Teknik, Mjekësisë, Filologjik, Filozofik etj. dhe një mësimdhënës që ka kryer fakultetin e edukimit nuk mund të punësohet në arsimin e mesëm të lartë e as në një fakultet lëndor si asistent edhe nëse ka përfunduar masterin apo doktoraturën sepse ai do të këtë gjithnjë mangësi njohurish për këto nivele. Punësimi i tyre në këto nivele është gabim dhe shkelje ligji dhe kjo dërgon në rënien e numrit të studentëve në këto fakultete lëndore dhe rritjen e kërkesës për Fakultetin e Edukimit e kështu nuk arrihet cilësia dhe humbën kuadrot e larta universitare.

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....