E premte, 22 Nëntor, 2024

“Një mësues duhet të çohet nga karrigia dhe të kuptojë se me cilët nxënës ka të bëjë”

- Advertisement1-

“Kam qenë shumë i dobët në shkollë, shumë i dobët. Babi më thërriste gjithmonë dru. Në shkollë më pezulluan, më larguan dhe më refuzuan rikthimin. Pastaj nuk e frekuentova më, nuk shkova fare në shkollë pas asaj ngjarje.

Isha shumë keq: nuk doja të shkoja atje, kisha frikë nga marrja në pyetje. Për mua, shkolla ishte një vend shtrëngues dhe ndëshkues. Besoj se një nga detyrat kryesore të një profesori është të çohet nga karrigia e profesorit, të ulet në tavolinë dhe të përpiqet të kuptojë se me kë ka të bëjë. Do të kisha dashur të kisha pasur një profesor të tillë. Nëse do të kisha pasur një mësues të tillë, nuk do të kisha pasur përvojën e keqe të shkollës që pata: isha delja e zezë e klasës, ngacmues, idiot dhe i neveritshëm.

- Advertisement -

Pastaj le të themi se në jetë jam përpjekur të rikuperoj gjithçka që nuk kam bërë në shkollë. Kam lexuar fort, jam informuar në shumë fusha të jetës. Sot jam i përqendruar në temën e mbrojtjes së planetit dhe ngrohjes globale. Nëse nuk do të kisha studiuar për aktor, tani ndoshta do të isha student i ndryshimeve klimatike”. – Alessandro Gassman

Fjalët e mësipërme janë një jehonë për realitetin e sotëm, kur edhe problemet në shoqëri janë më tëshumta. Të rinjtë e sotëm, të përballur edhe me stresin e rrjeteve sociale, kanë nevojë për më tepër vëmendje nga prindërit dhe shkolla. Ka ikur koha kur mësuesi duhet të ishte autoritar në klasë, kur duhet të ruante seriozitetin e tij dhe të përqendrohej në temën e mësimit. Në ditët e sotme, mësuesit duhet tëjenë miq shumë të mirë me nxënësit. Sigurisht duhet të ruhet raporti mësues : nxënës, por edhe tëkujdesemi për rininë.

Rinia e sotme ka nevojë për shumë vëmendje dhe kjo gjë duhet bërë në çdo ambient që ata frekuentojmë. Historia e mësipërme tregon një mungesë vëmendjeje nga ana e stafit akademik të shkollës dhe sado qëpersoni në fjalë ka ecur në jetë, prapë është i penduar për ecurinë e tij akademike. Mësuesit duhet tëpërkujdesen për këtë pjesë, ta shohin nxënësin jo vetëm si riprodhues të një teme mësimore, por si njëperson që ka nevojë të dëgjohet edhe për probleme jashtë mësimit. Shkolla duhet të jetë mjedis interaktiviteti.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...

Studimi i fundit: Shqetësuese përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut...

LIRI gëzon nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj – iu dërgon biskota Sempre e çanta

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Memli Krasniqi takon Jasharajn: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard Tahirin kanë takuar...