Një maskë shumë e thjeshtë, heq puçrrat

- Advertisement -

Puçrrat janë një problem i vërtetë për shumë femra dhe meshkuj, pasi shpesh në situata të caktuara krijojnë jo pak problem.

- paragrafi 1 -

Por për të pastruar fytyrën nga puçrrat dhe për të zgjidhur këtë problem, ekziston një maskë shumë e dobishme, e cila ka në bazë të saj domaten.

- Advertisement -

Kjo maskë përbëhet nga tre produkte të cilët gjenden në çdo shtëpi, një kokërr domate, gjysmë gote kos dhe një e katërta e një kokrre limoni.

Tuli i domates duhet grirë deri sa të bëhet në formë salce, sipër saj duhet shtrydhur limoni dhe duhet hedhur kosi.

Këtë masë përziejeni mirë dhe aplikojeni në fytyrë, duke e mbajtur aty për 20 minuta dhe më tej shpëlajeni me ujë të bollshëm.

- Advertisement -

Ky trajtim, në fazë të acaruar të puçrrave duhet bërë tre herë në javë, ndërsa më tej me lehtësimin e fytyrës duhet reduktuar në një herë në javë