Një ligjëruese kosovare, në “Universitetin Kobe” të Japonisë

- Advertisement -

Arbenita Sopaj, shqiptarja e vetme në “Diplomaci Japoneze”.

- paragrafi 1 -

Arbenita Sopaj punon si ligjëruese në Universitetin Kobe në Japoni dhe asistente pranë Organizatës Globale të Paqes.

- Advertisement -

Ajo është gjithashtu dhe asistente pranë Këshillit Akademik në Sistemin e Kombeve të Bashkuara me zyrë në Tokio.

Kujtojmë se ajo ka përfunduar gjimnazin në Ferizaj të Kosovës, më pas studimet në universitet në Prishtinë dhe mandej në Poloni, në universitetin e njohur dhe historik të Jagiellonian për Integrime Europiane.

Pikërisht gjatë studimeve në këtë universitet u njoh përmes një programi BE-Japoni për të vijuar studimet master në Universitetin Kobe.

- Advertisement -

“Fillimisht në Japoni kam aplikuar për një program studimi në Universitetin Kobe dhe pastaj nisa të punoj si As. Ligjëruese. Unë jam pjesë dhe e një organizate të madhe, ku shumë prej ekspertëve kanë qenë punonjës të Kombeve të Bashkuara, me ndihmën e të cilëve kemi organizuar seminare rreth vendlindjes time”, ka thënë Sopaj, shkruan albinfo.ch.

Arbenita është shprehur, mes të tjerash, se udhëtimi i saj akademik ka pasur një qëllim të përhershëm që është avancimi dhe përfaqësimi i Kosovës.