Një letër prekëse për mësuesen: Një gjë e vogël, por që për ne është e madhe

- Advertisement -

Janë mësues, ata që edukojnë brezin e ri, por që janë njerëz me problemet e tyre si të gjithë ne. Në jetë sot të buzëqeshësh është një dhuratë lumturie më shumë se çdo dhuratë materiale për mësuesit.

- paragrafi 1 -

“Të lutem, nga ty kërkojmë një gjë të vogël, por për ne është e madhe: të buzëqeshësh gjithmonë dhe të mos jesh kurrë e mërzitur. Mësuesja, nëna jonë e dytë”, është letra e nxënësve të një klase në shkollën “Ali Agjah” të Elbasanit për mësuesen e tyre Ilirjana Herri.

- Advertisement -

Fjalë fëmije por që mësuesen e nxorën nga gjendja e vështirë që e kishte futur jeta. “Unë rashë në gjendje tepër të trishtueshme. Forcën e gjeta pikërisht te kjo letër. Unë buzëqesha pikërisht për këta fëmijë”, thotë mësuese Lili për korrespondenten e Top Channel, Bruna Kuçyku.

Do të kalojnë breza të tërë fëmijësh, të cilët plot me dashuri mësuese Lili do t’i përcjellë në rrugën e jetës. Plot 7 Marse do të festojë, por asnjëherë nuk do të harrojë këtë letër, asnjëherë nuk do të harrojë se nxënësit janë familja e saj.

Mësuesi është prind i dytë, jemi mësuar të dëgjojmë përherë, por edhe pse brezat ndërrohen, fëmijët rriten, ata mbeten familja e dytë dhe e çmuar e çdo mësuesi.