Një lajm shumë i mirë për nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” në Lluçan të Bujanocit

- Advertisement -

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka njoftuar pas kërkesave të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve mësimore në shkollën “Sami Frashëri” në fshatin Lluçan sot zyrtarisht ka pranuar kluzionin nga Qeveria e Republikës së Serbisë se do të renovojë komplet shkollën.

- paragrafi 1 -

Postimi i tij:

- Advertisement -

Një lajm shumë i mirë për nxënësit e shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan.

Pas kërkesave të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve mësimore në këtë shkollë, sot zyrtarisht pranova konkluzionin nga Qeveria e Republikës së Serbisë se do të renovojë komplet shkollën fillore në Lluçan.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 90 milionë dinarë pa TVSh.

- Advertisement -

Ky është një fillim i mbarë i këtij viti, pasi që vetëm brenda muajit Janar na u kanë konfirmuar fondet për dy projekte kapitale, e që të dyjat lidhen me kushtet në arsim; palestra sportive për shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, financuar nga Bashkia e Tiranës, dhe tash kjo e renovimit të shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan nga ana e Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Me investime kapitale do të vazhdojmë edhe në çdo vendbanim tjetër, gjithnjë duke u përpjekur që qytetarët tanë të gëzojnë kushte më të mira.