E premte, 13 Dhjetor, 2024

Një krijesë misterioze e detit i ngjashëm me syrin sulmon 8-vjeçarin, nëna bën kërkime…

- Advertisement1-

Një fëmijë i vogël u trondit dhe ndjente dhimbje në të gjithë trupin pasi u prek nga një krijese deti e mistershme e cila habiti dhe rojet e detit.

Nëna e tij Jennifer Baltazar thotë se djali u sulmua nga një kafshë e quajtur përbindësh spageti në Mustang Island State Park, Texas, në SHBA. Rogelio, tetë vjeç u lëndua ndërkohë që notonte në breg dhe prindërit kontaktuan me ekspertët për të dalë në përfundim se çfarë kafshe është.

- Advertisement -

“Djali im ishte në breg duke notuar kur ndjeu pickimin. Ai erdhi duke vrapuar nga oqeani dhe tha se u trondit nga diçka kështu që shkova të kërkoja se çfarë ishte. Pjesa ku ai u pickua filloi t’i digjte dhe të kishte dhimbje për më shumë se 20 minutash. Shkova në breg të detit dhe vura re këto krijesë si pelte, ishte interesante sepse ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë në plazh”, shprehet nëna.

Ajo i çoi fotot e kësaj krijese tek autoritetet e parkut, të cilët ishin po aq të tronditur sa ajo. Më pas ajo i çoi këto foto në Institutin e Shkencave Detare në Universitetin e Teksasit, ku më në fund mori përgjigje.

“Unë kurrë nuk kam parë që këto gjëra të lahen më parë. Në periudha të caktuara të vitit ne rastësisht gjejmë gjëra interesante që vijnë, dhe kjo, në veçanti është një zbulim interesant me siguri”, tha shkencëtari për mediat lokale.

Ai i tha Jennifer se dukej si një specie e quajtur Rhizophysa.

“Në këtë pikë unë u intrigova dhe doja të dija emrin e saktë të tij, kjo fije pelte mund të quhet edhe si përbindësh spageti”, tha zonja Baltazar.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...