E diel, 8 Shtator, 2024

Një kompjuter për 35 nxënës – shkollat s’kanë mundësi për të zhvilluar lëndën e kodimit

- Advertisement1-

Nga viti i ardhshëm kodimi do të jetë lëndë zgjedhore për nxënësit e institucioneve arsimore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët. E, në vend rreth 350 shkolla amë dhe paralele të ndara nuk kanë qasje në internet. Ndërsa numri i kompjuterëve në nivel vendi është 1 për rreth 35 nxënës. Në komuna thanë se mungesa e pajisjeve teknologjike do ta vështirësojë zhvillimin e kësaj lende.

Për shkak të mungesës së kushteve infrastrukturore, Albijona Gashi së bashku me nxënësit e tjerë në shkollën “Lasgush Poradeci” në fshatin Gjurkovc të Shtimes nuk patën rastin të mbanin orën e kodimit.

- Advertisement -

Në mesin e nëntorit u zhvillua Java e Kodimit në nivel vendi. Kjo lëndë u zhvillua vetëm në 320 shkolla, nga 1092 institucione arsimore sa janë në përgjithësi.

Nxënësja ka thënë se është e interesuar të njihet me parimet e kodimit, por se mungesa e kushteve është duke e penalizuar atë dhe të tjerët të ecin në hapa me zhvillimet bashkëkohore.

“Lëndën e teknologjisë e zhvillojmë vetëm pjesën teorike, pasi që nuk kemi kabinetë të informatikës dhe praktikën nuk mundemi ta zhvillojmë, por me anën e mësimdhënësit vetëm teorinë… Tash është duke ardhë një jetë e teknologjisë dhe ne duhet ta ndjekim atë por për shkak të kushteve nuk kemi mundësi”, ka thënë 15-vjeçarja.

Vetëm një shkollë në Komunën e Shtimes ka aplikuar vullnetarisht që ta mbajë këtë orë të kodimit, e cila është organizuar nga Ministria e Arsimit dhe nga Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës (SHPIK).

Drejtoresha e Arsimit në Shtime, Yllka Fejzullahu, ka thënë se mungesa e pajisjeve teknologjike ka qenë një nga arsyet pse shkollat nuk e zhvilluan këtë orë mësimore.

“Nëse një shkollë nuk e ka kabinetin e informatës e sheh si të pamundur për të aplikuar për orë të kodimit për derisa nuk i ka mjetet e duhura për ta zhvilluar atë aktivitete, kjo ka qenë një prej arsyeve që ndoshta disa prej shkollave nuk kanë aplikuar dhe nuk është që ka munguar interesimit, vetëm se fillimisht do t’i sigurojmë infrastrukturën e përshtatshme për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteti pasi interesimi nga nxënësit dhe mësimdhënësit e TIK-ut ka qenë i madh”, ka thënë Fejzullahu.

- Advertisement -rrrrrrr

Njëjtë si shkolla në Gjurkovc, mungesa e infrastrukturës teknologjike është evidente edhe në shumë institucione arsimore. Në Strategjinë e Arsimit është e theksuar se rreth 350 shkolla amë dhe paralele të ndara nuk kanë qasje në internet. E numri i kompjuterëve në nivel vendi është 1 për rreth 35 nxënës.

Ministria e Arsimit ka përfshirë kodimin në listën e lëndëve me përzgjedhje nga viti i ardhshëm, për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Në Ministri nuk dhanë përgjigje sesi planifikohet të realizohet kjo lëndë në shkolla, të cilat nuk kanë qasje në internet e nuk kanë as kompjuter.

Diellza Shllaku, menaxhere e projekteve në SHPIK, ka thënë se kodimi do të zhvillohet fillimisht në shkolla që kanë infrastrukturë.

“Për ato shkolla të cilat për momentin nuk janë mirë më infrastrukturë me pajisje teknologjike ofrohen aktivitete unplug, që quhen të shkëputura, të cilat kanë mundësi të punohen me nxënës pa pasur mundësi për pajisje teknologjike, janë aktivitete që zhvillohen me letra e me gota”, ka thënë ajo. “Do të fillojmë gradualisht implementimin e kodimit nëpër shkolla nuk do të shkojmë në të gjitha shkollat paralelisht. Do të fillojmë në ato shkollat që kanë infrastrukturë”, ka thënë Shllaku.

Sipas saj, kjo lëndë mund të ligjërohet nga të gjithë mësimdhënësit.

“Çdo mësimdhënës mund të ligjërojë lëndën e kodimit, pa marr parasysh se cili mësimdhëns është e cfarë fushe i takon, ka mundësi që kurrikulën mundet ta përfshijnë në kuadër të lëndës së tij… Duhet të jenë disa sesione trajnimi por ato janë të shkurtra dhe çdo mësimdhënës mund të fillojë të ligjërojë këtë lëndë”, ka treguar ajo. / KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Blerim SHERIFI: Vetëm si komb i arsimuar do të triumfojmë mbi të tjerët me armën më të sofistikuar – DIJEN

"Mësimdhënia është një kontratë ndërmjet nxënësit dhe mësuesit të tij. Kjo tregon se mësuesi...

Gjest i mirë: Mërgimtari dhuron 22 pisha dhe 11 drunjë dekorativ për shkollën “Dëshmorët e Qyqavicës” në Qirez të Skenderajt

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen e tyre. Së fundmi mërgimtarin Elmi Osmani, nga fshati...

Shkolla “Emin Duraku” në Dragobil të Malishevës boton revistën shkollore “7 Marsi”

Shkolla "Emin Duraku" në Dragobil të Malishevës me rastin e 7 Marsit - Ditës...

Kurti e Nagavci takojnë një grup të mësimdhënësve veteranë që kontribuan në edukimin e shumë brezave

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë takuar një grup të...