“Një klasë me 40 nxënës e një me 10”, prindërit denoncojnë ndarjet në shkolla

- Advertisement -

Një prind i një nxënësi të regjistruar në klasën e parë në shkollën “Naim Frashëri” në Fier ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën e ndarjes së nxënësve në klasat e para për vitin shkollor aktual.

- paragrafi 1 -

Në këtë shkollë janë formuar katër klasa të para, por ndarja e nxënësve është shumë e pabarabartë: dy klasa kanë nga 35 nxënës, njëra ka vetëm 20, ndërsa klasa e katërt ka vetëm 10 nxënës.

- Advertisement -

Prindërit thonë se kjo situatë krijon një pabarazi të dukshme në ngarkesën e mësuesve dhe ndikon në cilësinë e mësimdhënies që do të marrin fëmijët.

Edhe pse ndarja e klasave është kompetencë e drejtorisë së shkollës, prindërit janë të mendimit se kjo ndarje duhet të bëhet mbi baza të drejta, të barabarta dhe transparente për të gjithë nxënësit dhe prindërit.

Ata kërkojnë që të merren masa për rishikimin e situatës, të bëhet një analizë e drejtë dhe të sigurohet një shpërndarje më e balancuar e nxënësve në të gjitha klasat, duke respektuar të drejtën e çdo fëmije për arsim cilësor dhe të barabartë.

- Advertisement -

Prindërit apelojnë për një zgjidhje të shpejtë dhe transparente nga ana e drejtorisë së shkollës pasi me këtë problematikë përballen edhe shumë shkolla të tjera në vend.

Denoncimi i prindit:

Pershendetje JOQ! Jam një prind i një nxënësi të rregjistruar në klasën e parë pranë shkollës “Naim Frashëri”ne Fier dhe dëshiroj të shpreh shqetësimin tim lidhur me mënyrën e ndarjes se nxënësve ne klasat e para për vitin shkollor aktual.

Në këtë shkollë janë formuar 4 klasa të para,por ndarja është krejtësisht e pabarabartë:dy nga klasat kanë nga 35 nxënës,një ka 20,ndersa një tjeter vetem 10.Kjo krijon një pabarazi të dukshme në ngarkesën e mësuesve dhe ne cilësinë e mesimdhënies që do të marrin fëmijët tanë. E kuptojmë që ndarja e klasave është kompetencë e drejtorisë se shkollës,por kjo duhet të bëhet mbi baza të drejta,të barabarta dhe transparente për të gjithë.Kërkoj që të merren masa për të rishikuar këtë situatë,të bëhet një analizë e drejtë dhe të sigurohet një shpërndarje e balancuar e nxënësve në të gjitha klasat,duke respektuar te drejtat e çdo fëmije për arsim cilësor dhe të barabartë. Faleminderit për vëmëndjen dhe mbështetjen!

Une jam prind dhe shqetesimi im bazohet te ajo qe po ndodh realisht ne shkolle,ku klasat jane ndare ne menyre te pabarabarte. Kete e deshmojne vete listat dhe numri i nxenesve ne çdo klase . Besoj se eshte e drejte qe kjo situate te rishikohet.

Fakti qe ne grupi tone te klases jemi vetem 10 prinder ,nderkohe qe grupet e tjera jane mbi 30 ,e tregon qart qe ndarja eshte e pabarabarte.Kjo situate eshte lehtesisht e verifikushme nga drejtoria e shkolles. Kam foto te grupeve te klases tone dhe klasave te tjera qe tregon nr e prinderve ne grup.