Një jetë në shërbim të dijes – pensionohet profesori Milaim Shala nga Prizreni

- Advertisement -

Pas 42 viteve të përkushtimit të palëkundur në arsimimin e brezave, më 20 qershor 2025, në SHFMU “Nazim Buduri” në Hoçë të Qytetit u përmbyll me nderime një kapitull i veçantë i arsimit shqip: pensionimi i mësimdhënësit të gjuhës dhe letërsisë shqipe, Milaim Shala.

- paragrafi 1 -

Në një ditë të mbushur me emocione, që përkoi edhe me ditëlindjen e tij, profesori u përcoll me mirënjohje të thellë për rolin që ka luajtur jo vetëm si mësues i diturisë, por edhe si formues i karakterit dhe vlerave te shumë gjeneratave.

- Advertisement -

I lindur më 22 qershor 1960 në Hoçë të Qytetit, Milaim Shala është shembulli i mësuesit që nuk ndalet së dhëni. Shkollimin e filloi në vendlindje dhe e përfundoi në Prizren, duke kaluar nëpër Akademinë Pedagogjike, Shkollën e Lartë Pedagogjike dhe Fakultetin e Edukimit, me dashurinë për gjuhën shqipe që e shoqëroi përgjatë gjithë jetës.

Gjatë më shumë se katër dekadave, ai u bë figurë e dashur dhe e respektuar në mesin e nxënësve, kolegëve dhe të gjithë komunitetit. Shumë nga ata që sot janë profesionistë të suksesshëm, janë rritur dhe formësuar nga dora e tij udhërrëfyese.

Pensionimi i tij nuk është fund, por një rrëfim i bukur që do të tregohet për vite me radhë.

- Advertisement -

Ai largohet nga klasa, por mbetet në zemrat dhe mendjet e atyre që i mësoi të shkruajnë, të lexojnë dhe, mbi të gjitha, të mendojnë lirshëm e me krenari.

Faleminderit, profesor Milaim, për çdo orë mësimi, për çdo këshillë, për çdo përkushtim. Trashëgimia jote është një udhërrëfim i përhershëm për arsimtarët e sotëm dhe të ardhshëm. /marrë nga 029/.