Një jetë në shërbim të dijes – pensionohet mësimdhënësi Miftar Mustafa nga Rahoveci

- Advertisement5 -

Pas 42 vitesh kontribut në arsim është pensionuar mësimdhënësi Miftar Mustafa nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e shkollës “31 Marsi” Guri i Kuq në Rahovec thuhet se mësuesi Miftar për 42 vite mbajti në dorë jo vetëm ditarin e klasës por edhe fatin dhe të ardhmen e shumë gjeneratave.

- Advertisement - M1

“Ai ishte një udhërrëfyes, një këshilltar, një prind i dytë për shumë nxënës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

rek

Njoftimi nga shkolla “31 Marsi” Guri i Kuq në Rahovec:

- Advertisement - m2

Sot nuk është një ditë e zakonshme. Sot jemi mbledhur për të nderuar një rrugëtim të gjatë ,një jetë të tërë të përkushtuar ndaj dijes,edukimit dhe formimit të brezave.

I themi faleminderit një njeriu që për 42 vite mbajti në dorë jo vetëm ditarin e klasës por edhe fatin dhe të ardhmen e shumë gjeneratave, mësimdhënësit tonë të respektuar, Miftar Mustafa. 42 vite,ne themi nuk janë vetëm numra.

Janë mijëra orë mësimi,janë qindra nxënës të rritur e të edukuar,janë sakrifica të heshtura, janë netë pa gjumë duke përgatitur mësime, janë përpjekje të vazhdueshme për të dhënë më të mirën.Janë buzëqeshje kur nxënësit arrinin suksesin dhe brenga kur ata hasnin në vështirësi.Mësuesi Miftar nuk ishte vetëm ligjërues.

Ai ishte një udhërrëfyes, një këshilltar, një prind i dytë për shumë nxënës. Në bankat e shkollës ai nxënësve ju mësoi edhe vlerat më të rëndësishme jetësore: respektin, përgjegjësinë, ndershmërinë dhe dashurinë për dijen.

Në çdo gjeneratë ai la gjurmë. Në çdo ditar ku shkroi ai nuk la vetëm nota, por histori suksesi. Nxënësit e tij sot kanë përfunduar profile të ndryshme të studimeve.

Të jesh mësues për kaq shumë vite kërkon më shumë se profesion, kërkon thirrje.

Miftar Mustafa e dëshmoi këtë çdo ditë.Ai nuk u lodh nga sfidat , nuk u ndal nga vështirësitë,nuk u tërhoq nga to.

Sot kur ai mbyll ditarin për herë të fundit, nuk është një fund .Është një përmbyllje e një kapitulli të madh dhe një fillim i ri në jetën e tij.I nderuari Miftar Mustafa ,faleminderit për çdo orë të dhënë, për çdo këshillë ,për çdo fjalë që na ke nderuar e udhëzuar .Faleminderit që ishe një shembull i mirë për kolegët dhe një dritë për nxënësit.

Ju urojmë shëndet ,qetësi dhe shumë vite të lumtura në këtë kapitull të ri të jetës.Le të jetë kjo kohë një shpërblim për gjithë mundin dhe përkushtimin tuaj ndër vite.

Ju nuk po largoheni, ju po mbeteni pjesë e historisë në shkollën tonë.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë.

Drejtoria e shkollës ,Këshilli i arsimtarëve , Këshilli i nxënësve, Këshilli i prindërve dhe KDSh-ja

Urime pensionimi!
MF