E martë, 26 Nëntor, 2024

Një jetë dinamike dhe e stresuar? – 5 mënyra si ta merrni jetën më pak seriozisht

- Advertisement1-

Shpesh përballemi me pyetjen se si mund t’i marrim gjërat me qetësi dhe se si dimë të marrim vendime të menduara mirë.

Pastaj ndalemi, e vendosim veten në pozitën e atyre që na parashtrojnë këtë pyetje dhe mundohemi të tregojmë verzionin më të mirë se si e arrijmë një gjë të tillë.

- Advertisement -

Por si? Si e bëni këtë? Çfarë do t’i thonit dikujt që dëshiron të ngadalësojë jetën e tij, por nuk mundet, kur ndjen se duhet të thotë gjënë e parë i cila i vjen në mendje dhe të bëjë veprime të shpejta pa menduar për zgjedhje të tjera?! Këto janë pyetjet më të shpeshta.

Merr frymë thellë dhe qetësohu. Vini re gjërat dhe mundësitë që keni përballë. Kushtoni vëmendje gjërave në të cilat ti ke kontroll të plotë. Mos u shqetëso për gjërat që nuk janë në dorën tënde. Qëndro i kënaqur me gjërat që ke për momentin. Lexo dhe zbulo pasionin tënd të vërtetë, me të cilin ti do të ndihesh rehat dhe vetvetja.

Por, sigurisht që procesi është më i thelluar.

Duhet të besosh që të bësh një jetë të ngadalshme dhe të qetë është e mundur në çdo stinë. Sigurisht, që duhet praktikë për t’i kujtuar vetes se përsosmëria nuk ekziston, se kthimet në kohë nuk ekzistojnë, se një grup rrethanash më të mira nuk na çojnë domosdoshmërisht në një jetë më të mirë.

Një gjë të tillë mund ta mësoni edhe përmes librit “Chasing Slow: Courage to Journey Off the Beaten Path”, nga Erin Loechner.

Libër, ky i cili në fakte rrëfen se pyetja e vërtetë nuk qëndron se si duket një jetë e ngadaltë, se kush mund ta arrijë atë, si ta zotërojmë atë, por në vend të kësaj është, “Pse duhet të jetosh ngadalë?”

- Advertisement -rrrrrrr

Përgjigjja është e thjeshtë: për njëri-tjetrin.

Jeta e ngadaltë ka të bëjë me lidhjet, komunitetin dhe rreth një komunikimi të qartë. Për ta shikuar dikë në sy kur e falënderojmë, për të gjetur hapësirë në kohën tonë për të mirëpritur një vizitë të papritur nga fqinjët, për të pasur hapësirë në mendjen tonë për të hapur derën edhe pse korridori është një rrëmujë e vërtetë. Një gjë të cilën e pohon edhe vetë autorja e këtij libri, Erin Loechner.

Andaj për të pasur kokën rehat kur e vëmë natën në jastëk, mundohuni t’i përmbaheni këtyre këshillave, sipas librit:

Mos u viktimizoni. Jeta na përballë me shumë sfida dhe neve na takon të gjejmë një zgjidhje për to, duke mos i lënë të mbizotërojnë shpirtin tonë.

Vini re humnerën. Të jesh në dijeni se jo gjithçka që të pret në jetë duhet të jetë e mirë, atëherë ti je një hap përpara për ta qetësuar veten dhe për t’i marrë gjërat shtruar.

Harrojeni “por”. Për t’i pranuar ndryshimet ju duhet t’i rezistoni fjalës suaj “por”, e cila ju ka mbajtur gjatë në zonën tuaj të komfortit.

Lejo dështimin. Na duhet ta jetojmë një jetë të shpejtë për të kuptuar pse duhej ta jetojmë një jetë më të ngadaltë. Padyshim se kemi “nevojë” për të ndjekur gjërat e gabuara, për të mësuar mësimet e vështira në rrugën e vështirë.

Jetesa në të tashmen, pa u shqetësuar shumë për të ardhmen, është esenciale për ta jetuar një jetë të ngadaltë dhe të qetë.

Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team/paper.radio

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop