Një Instagram për fëmijët? Facebook merr vendim pas kritikave të ashpra

- Advertisement -

Më herët, shefi i Instagram-it, Adam Moseri, është shprehur se do të nxjerrin “Instagram Kids”, një aplikacion për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç.

- paragrafi 1 -

Pas kritikave dhe reagimeve të shumta nga përdoruesit dhe ligjvënësit, Facebook ka njoftuar se do ndalojë planet për një version të aplikacionit të tij Instagram për fëmijët, shkruan BM.

- Advertisement -

Wall Street Journal kohët e fundit raportoi se hulumtimi i vetë Facebook zbuloi se Instagram mund të jetë i dëmshëm për vajzat adoleshente, me një në tre vajza që thanë se Instagram i bëri ato të ndihen keq për trupin e tyre dhe shumë përdorues raportuan një rritje të ankthit dhe depresionit, transmeton lajmi.net.

Më herët, shefi i Instagram-it, Adam Moseri, është shprehur se do të nxjerrin “Instagram Kids”, një aplikacion për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç. “Ndërsa ne besojmë se krijimi i ‘Instagram Kids’ është gjëja e duhur për të bërë, Instagram dhe kompania e tij mëmë Facebook do të rivlerësojnë projektin në një datë të mëvonshme. Ndërkohë, Instagram do të vazhdojë të përqendrohet në sigurinë e adoleshentëve dhe zgjerimin e funksioneve të mbikëqyrjes prindërore për adoleshentët”, tha Moseri.

Përgjatë 3 viteve të fundit janë kryer mjaft studime mbi mënyrën si aplikacioni ndikon në miliona përdorues të rinj. Sipas hulumtimeve platforma mund të dëmtojë shëndetin mendor dhe imazhin e trupit.

- Advertisement -

Studiuesit e WSJ thanë se veçanërisht Instagram-i ndikon negativisht tek adoleshentët kur bëhet fjalë për “krahasimin social” kur përdoruesit e këtij rrjeti përqendrohen në aspekte si pasuria, pamja ose suksesi.

Carrie James, psikologe në Harvard, tha se krijuesit e aplikacioneve duhet të mendojnë në fillim për fëmijët dhe të kenë parasysh se tashmë fëmijët i përdorin rrjetet sociale shumë dhe ndikohen nga ato.