Një grua postoi letrën për djalin e saj të vogël dhe nënat nuk po i mbajnë do lotët!

- Advertisement -

Më fal biri im dhe faleminderit!

Por ndonjëherë lodhja bën shaka të hidhura me mua dhe midis të dua shumë zemra ime e vogël më shpëton edhe ndonjë fjalë e tipit “Epo mjaft tani se më lodhe”, për të vrapuar 5 minuta më pas drejt teje duke qarë dhe duke u ndier më e keqja e botës! ?? E sërish shkoj të qajë edhe më tepër fshehurazi. Ai vrapon drejt meje me buzëqeshjet e çiltra e pa inate përbrenda.

- Advertisement -

Ai vrapon drejt meje sikur do të thotë “Mjaft mami u inatose, hajde të luajmë tani”. Të pakten tani për tani ai këtë më lë të kuptoj, ndërsa unë përbrenda mendoj se mëmësia është diçka e bukur, se unë si nënë ndonjëherë jam shumë e ëmbël, por ndonjëherë edhe shumë e hidhur ? dhe kjo më trishton, me vr*et përbrenda.

Pas buzëqeshjeve të tij mua sërish me ngel faj brenda vetes dhe vazhdoj t’i kërkoj falje duke e parë në sy, ndërsa ai këndon këngën e tij me fjalët ende të pashqiptuara si duhet.

E unë di vetëm që e dua shumë, por ndonjëherë kjo dashuri nuk mjafton, ndonjëherë lodhja më mund, humori më tradhëton, dhe pastaj kuptoj se ai nuk ka asnjë faj!

- Advertisement -

Është bukur të jesh nënë dhe për këtë nuk kam dyshim! Por është edhe e vështirë dhe këtë nuk mund ta mohoj, e gjithsesi mendoj se ti çdo ditë bën diçka që të më fshish si me magji lodhjen, mërzinë, pafuqinë.

E di çfarë dua nga ti, biri im? Që me dashurinë tënde të më mësosh të jem më e duruar, njësoj si ti që në ditët e mia më të këqija më fton të luaj, më fton të më heqësh gjithë trishtimin që ndiej./supergrate/.