Arrestohet një grua në Fushë Kosovë pasi ka sulmuar disa fëmijë në oborrin e një shkolle atje.
Pas fëmijëve, e dyshuara ka sulmuar edhe babain e fëmijëve që i kishte sulmuar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pasi ka shkuar në oborrin e shkollës ka takuar të dyshuarën femër kosovare, duke i sulmuar-rrahur fëmijën e tij, më pastaj i njëjti është sulmuar nga e dyshuara dhe nëna e saj e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.