E diel, 19 Janar, 2025

Një foto e re me fëmijët, Kate dhe William publikojnë kartolinën e Krishtlindjeve

- Advertisement1-

Një portret i ri familjar i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, William dhe Kate, dhe tre fëmijëve të tyre, George, Charlotte dhe Louis, është publikuar për kartolinën e tyre zyrtare të Krishtlindjeve të këtij viti.

Fotoja, e shkrepur në vjeshtë nga fotografi Matt Porteous, tregon familjen përpara një grumbulli druri në Anmer Hall, rezidenca e tyre në Norfolk, të Anglisë lindore.

- Advertisement -

Familja mbretërore zakonisht e kalon periudhën e pushimeve në Sandringham, ku mbretëreshës zakonisht i bashkohen fëmijët, nipërit dhe mbesat e saj. Por për shkak të pandemisë së koronavirusit, ky sezon festiv do të jetë ndryshe nga të mëparshmit.

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip, Duka i Edinburgut, do t’i festojnë Krishtlindjet e këtij viti me njëri-tjetrin në Kështjellën Windsor, sipas një zëdhënësi të Pallatit Buckingham.

“Duke marrë në kosideratë të gjitha këshillat, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut kanë vendosur që këtë vit t’i kalojnë Krishtlindjet qetësisht në Windsor,” tha deklarata për shtyp.

Mbretëresha dhe Princi Philip e kanë kaluar shumicën e kohës këtë vit në Windsor Castle, pasi u larguan nga Pallati Buckingham gjatë valës së parë të Covid-19 në pranverë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...