- Advertisement1-
Ky filmim tregon një fëmijë teksa po e ka të vështirë të ndahet prej prindërit të tij.
Ai qan dhe grindet teksa i thotë lamtumirë babait përpara se familja e tij të largohet nga Irpin, qytet në afërsi të Kievit.
- Advertisement -
Babai i foshnjës është një oficer policie ukrainas dhe duhet të qëndrojë në vend.
Irpin është bombarduar prej sulmeve ajrore ruse gjatë agresionit tre javor në Ukrainë.
Ndryshe, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se deri më tani së paku 103 fëmijë kanë vdekur si pasojë e bombardimeve ruse.