Mësuesja vendosi t’i motivojë nxënësit e saj – ajo u dha atyre një…

- Advertisement -

FITUESJA E ÇIZMEVE

- paragrafi 1 -

Në një shkollë, mësuesja vendosi t’i motivojë nxënësit e saj. Ajo u dha atyre një ese me një temë që secili mund ta zgjidhte vetë, dhe fituesi do të merrte një dhuratë një palë çizme.

- Advertisement -

Çizmet i vendosi mbi bankë duke i motivuar kështu edhe më shumë fëmijët.

Pas një ore, mbaruan esetë dhe i dorëzuan tek mësuesja.

Ishte shumë e vështirë se kush do të ishte fituesi sepse të gjitha eset ishin të shkruara bukur. Kush i meriton më shumë çizmet? ” – pyeti ajo veten. Çfarë duhet bërë?

- Advertisement -

Pastaj ajo vendosi: “ Do të hedhim short.” Ajo i kërkoi secilit fëmijë të shkruante emrin e tyre në një copë letër dhe ta vendoste në një kuti.

Pasi përziu letrat, mësuesja nxorri fituese vajzën me emrin WAFFA. Të gjithë fëmijët duartrokitën dhe përshëndetën VAFFA-n, ajo qau nga lumturia, duke përqafuar çizmet e saj.

E kënaqur me ditën e suksesshme, në mbrëmje mësuesja i tregoi bashkëshortit ngjarjen, duke qarë. Ai e dëgjoi, u gëzua, por e pyeti pse po qante pasi gjithçka përfundoi me sukses?

Pastaj gruaja përgjigjet:

E vërteta është se në kutinë me emrat e fëmijëve, të gjitha letrat kishin të njëjtin emër: WAFFA

Fëmijët e dinin për varfërinë në të cilën jetonte vajza e vogël dhe pa menduar për vetën e tyre, vendosën ta ndihmonin duke bërë që t’i merrte çizmet.