Një ditë plot shije dhe edukim: Nxënësit e shkollës “Dardania” në Prishtinë vizitë në Vipa Chips

- Advertisement -

Nxënësit e klasave të dyta të shkollës “Dardania” në Prishtinë kanë realizuar një vizitë të veçantë në fabrikën “Vipa Chips” në Pestovë.

- paragrafi 1 -

Gjatë kësaj vizite, ata patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e prodhimit të patatinave, duke parë makineritë dhe të gjitha etapet e përpunimit të patates deri në paketim.

- Advertisement -

Nxënësit mësuan rreth higjienës, teknologjisë dhe sigurisë në vendin e punës, duke përjetuar në praktikë aspektet profesionale të prodhimit ushqimor.

Puna e përkushtuar e stafit të fabrikës dhe ambientet e rregulluara e bënë këtë vizitë një përvojë mjaft të dobishme dhe edukative.

Kompania “Vipa Chips”, dhuroi produkte për të gjithë nxënësit, duke e bërë përvojën edhe më të këndshme.

- Advertisement -

583335671 1282302477035033 7794745526281888407 n

580304051 1282302363701711 2248008148419141128 n

Shkolla “Dardania” vlerëson lartë këtë aktivitet si një mundësi për të zgjeruar njohuritë dhe përvojat e nxënësve jashtë mjedisit shkollor.