Kompania PESTOVA, e njohur për angazhimin e saj në mbështetjen e komunitetit, solli një surprizë të veçantë për më të vegjlit – çipsa VIPA për nxënësit e ciklit parashkollor dhe të klasës së parë në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Çabiq, shkruan AlbanianaEducation.net.
Ky gjest shumë domethënës, u prit me shumë dashuri nga fëmijët, të cilët u gëzuan jashtëzakonisht shumë.
Sytë që shkëlqenin nga gëzimi dhe buzëqeshjet e sinqerta janë dëshmia më e bukur e ndikimit që ka kujdesi i një kompanie për gjeneratat e reja.
Në një botë ku shpesh mungon vëmendja ndaj detajeve të vogla, PESTOVA tregoi se dashuria dhe solidariteti ndaj fëmijëve nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha – mjafton një paketë me dashamirësi për të ngrohur zemrat e tyre të pastra.
Drejtoria e shkollës ka falënderuar PESTOVËN për këtë iniciativë që ka bërë ditën më të bukur për nxënësit e tyre.
*Fotot janë publikuar me leje të prindërve marrë nga Drejtoria e shkollës.
/AlbanianEducation.net/.