- Advertisement -
Është bërë inaugurimi i objektit të ri të shkollës fillore “Pjetër Budi”, në fshatin Poçestë të Pejës, shkruan AlbanianEducation.net.
- paragrafi 1 -
Ky projekt i realizuar nga Komuna e Pejës shënon një arritje të rëndësishme për komunitetin lokal dhe për zhvillimin e arsimit në këtë zonë.
- Advertisement -
Objekti i ri shkollor, i ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore, i cili do të ofrojë kushte optimale për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore.


- Advertisement -





Njoftimi i shkollës:
Sot, më 6 tetor, u hapën dyert e objektit të ri shkollor për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë. Ky investim i rëndësishëm, i realizuar nga Komuna e Pejës përbën një moment historik për shkollën tonë. Një falënderim i veçantë për z. Gazmend Muhaxheri për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij projekti.
Shkolla e re është e pajisur me të gjitha standardet e nevojshme për mësimdhënie bashkëkohore, duke u radhitur ndër shkollat më moderne në rajon. Me kabinetet funksionale dhe hapësirat e përshtatshme, ajo ofron kushte ideale për zhvillim cilësor të procesit arsimor.
Faleminderit të gjithëve që e bëjnë këtë shkollë një vend të mrekullueshëm për nxënësit tanë!