Në paralelen e ndarë në fshatin Doganaj është mbajtur sot Festa e Abetares, një aktivitet i shënuar me emocione, buzëqeshje dhe momente të veçanta për nxënësit e klasave fillore.
Në këtë organizim, nxënësit prezantuan njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë vitit shkollor, duke dëshmuar hapat e parë drejt botës së dijes, leximit dhe shkrimit.
Me rastin e kësaj feste, u vlerësua edhe puna dhe përkushtimi i mësueses Grevista Syla Sadiku, e cila ka udhëhequr nxënësit me përkushtim, durim dhe dashuri përgjatë gjithë procesit mësimor.
Përfaqësues të shkollës dhe prindër të pranishëm uruan nxënësit për suksesin e arritur, duke u dëshiruar atyre rezultate dhe suksese të reja në vazhdim të rrugëtimit shkollor.
Festa e Abetares mbetet një nga momentet më të rëndësishme dhe më të paharrueshme për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.