E hënë, 24 Shkurt, 2025

Një brez që nuk kthehet më kurrë: Shkonte dhe kthehej këmbë në shkollë

- Advertisement1-

Një brez që nuk kthehet më kurrë!

Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë

- Advertisement -

Brezi që kishte mësuar të përballojë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë gjithçka me forcën e vet.

Një brez autoriteti i të cilit ishin prindërit, si të tyret ashtu edhe të miqve.

Një brez që përshëndeste të gjithë kalimthi kur hipte në autobus dhe ndihmonte të moshuarit.

Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë.

Një brez që i bënte vetë detyrat për të dalë në rrugë sa më shpejt për të luajtur.

Një brez në të cilin djemtë luanin futboll me porta të vogla, të sajuara me gurë, ndërsa vajzat me kërcim litari.

- Advertisement -rrrrrrr

Një brez që luante kukafshehti derisa bëhej natë.

Një brez që bënte deri edhe vargje letre me duart e veta për të zbukuruar festat.

Një brez që mblidhte fotografi, bënte fjalore me dorë dhe mbante fletore kujtimesh ne shkollë.

Brezi që e pa babin të rregullonte televizorin madje dhe brezi qe e ndihmonte të rregullonte antenën.

Një brez që kishte prindër, jo të moshuar.

Një brez që qeshte me zë të ulët para se të flinte, që prindërit tanë të mos e dinin se ne jemi ende zgjuar.

Një brez që pinin nga e njëjta shishe dhe jepnin një kafshatë nga ushqimet e tyre të shkollës.

Brezi që linte lojën dhe futej në shtëpi sapo bëhej natë.

Një brez që shkonte tek miku e shoku edhe pa paralajmërim edhe pse beheshin deri në 10 në një grup.

Një brez që takohej çdo ditë në një vend të caktuar pa celularë.

Një brez që ngjitej në një pemë dhe mblidhte fshehurazi pemë frutore që rriteshin edhe në shtëpitë e komshinjve.

Një brez që kujdesej për ndjenjat, jo për paratë apo makinat.

Një brez i mësuar të donte vendin e tij.

Një brez që lexonte libra, pranë një llambe nën një batanije…

Një brez që kaloi dhe për fat të keq nuk do të kthehet më!!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...