Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi janë bërë prindër të mjë vajze, ditën e shtunë.
Lajmin e ka konfirmuar Buckingham Palace me një deklaratë online, ku shkruhet:
“Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi janë të lumtur të njoftojnë ardhjen e sigurt të vajzës së tyre të shtunën, 18 Shtator 2021, në orën 23:42, në spitalin Chelsea dhe Westminster, Londër. Familja do të donte të falënderonte të gjithë stafin në spital për kujdesin e tyre të mrekullueshëm. Lartësia e saj Mbretërore dhe fëmija i saj janë mirë dhe çifti mezi presin ta prezantojnë vajzën e tyre me vëllain e saj të madh Christopher Woolf.”
Beatrice dhe Mozzi martuan në korrik të vitit që shkoi, në një ceremoni të fshehtë në All Saints Chapel, Windsor Great Park.