“Një ‘aktor’ e ka ble temën, ia kanë ndalu shfaqjet” – Tregu i fshehtë i temave të diplomës

- Advertisement5 -

Shitblerja e temave të diplomës ka shtrirë rrënjët.

- paragrafi 1 -

Ajo që duhej të ishte kulmi i angazhimit akademik për shumë studentë, sot po shndërrohet në një proces që blihet me para.

- Advertisement -

Një rast i tillë është bërë i ditur nga një studente e Fakultetit të Arteve.

Për Kiks Kosova, ajo tregon për një situatë të ndodhur në një universitet privat, ku një student ka paguar për përgatitjen e temës së tij të diplomës.

Sipas saj, raste të tilla po ndikojnë drejtpërdrejt në motivimin e studentëve që ndjekin rregullat akademike dhe po e zbehin besimin në vlerën reale të diplomës.

- Advertisement -

Ndërkaq, Donart Humolli nga organizata “Reforma në Proces”, thotë se ky fenomen ka ekzistuar prej kohësh, por së fundmi është shpeshtuar.

Ai shton se në Universitetin e Prishtinës nuk ka dëgjuar për raste të raportuara zyrtarisht, por prania e faqeve në rrjete sociale tregon se fenomeni ekziston dhe po përhapet.

Ndërkaq, dekani i Fakultetit Filozofik, Bekim Baliqi, e quan shqetësuese praktikën e blerjes dhe shitjes së temave të diplomës.

Ai thotë se fakulteti nuk ka pasur raste specifike të raportuara, por janë ndërmarrë masa parandaluese.

Baliqi shton se Universiteti i Prishtinës aktualisht nuk ka një platformë aktive kundër plagjiaturës, ani pse sipas tij një sistem i tillë është shumë i domosdoshëm, sidomos për shkak të përhapjes së inteligjencës artificiale dhe rreziqeve që ajo sjell në vlerësimin e punimeve akademike. /Klankosova.tv