Coronavirusi sot i mori jetën edhe një 20-vjeçareje nga Gjakova, e cila tash e katër ditë ishte duke u trajtuar në mjekim intensiv në Qendrën Klinike Universitare.
Familja e 20-vjeçares kishin humbur ditë më parë pikërisht nga COVID-19 edhe kryefamiljarin, babain e 20-vjeçares.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar mjekja Agreta Gecaj-Gashi.
“Ajo ka ndërruar jetë në Intensiven COVID. Ishte duke u trajtuar tash e katër ditë. Babai i saj në bazë të informacioneve që kemi ne, ka qenë i shtrirë në Gjakovë dhe ka vdekur disa ditë më herët”, u shpreh ajo.
Gecaj-Gashi theksoi se 20-vjeçarja nga Gjakova nuk ka qenë e vaksinuar.
Ndryshe, njoftimin për vdekjen e 20-vjeçares e kanë bërë të ditur edhe familjar të saj përmes rrjeteve sociale.