E shtunë, 18 Janar, 2025

Një 13-vjeçare fiton Medaljen e Artë për Mbretërinë e Bashkuar

- Advertisement1-

Sky Brown, sportistja britanike që jeton në Kaliforni është bërë konkurruesi më i ri në moshë i Lojërave Olimpike që fiton medaljen e artë.


Ajo konkurroi në disiplinën e “skateboard street”. Brown e cila mbushi 13 vjeç në fillim të muajit korrik, çuditërisht nuk ishte personi më i ri në podium, teksa medaljen e argjendit e fitoi japonezja Kokona Hiraki e cila do të mbushë 13 vjeç në 26 gusht.

- Advertisement -

Arritja e pabesueshme e bën Brown të shpresojë për shumë lart dhe pas emocioneve të natyrshme është shprehur për mediat se synon që t’ia nisë punës menjëherë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Triumfi bëhet më i veçantë teksa e reja para një viti pati një rënie që e dëmtoi rëndë dhe vendosi në pikëpyetje të madhe të ardhmen e saj në sport. Ajo është gjithashtu atletja më e re në botë që sponsorizohet nga gjigandi i veshjeve sportive “Nike”.

Hera e fundit që një 13-vjeçare fitonte medalje në këtë moshë ka qenë në Lojërat Olimpike të Berlinit në vitin 1936.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Viti i Ri – origjina dhe karakteristikat e tij

Viti i Ri është festa që festohet në të gjithë botën dhe bën bashkë...

Sa Flamura, Nëntora e Vlora i ka Kosova?

28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria...

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...