Nita Mulliqi nga Kosova ka përfunduar me sukses studimet e doktoraturës në Stokholm

- Advertisement -

Platforma mediale Albinfo.ch, ju sjell një tjetër profil suksesi, një shqiptare nga Kosova me “bagazh” të lartë shkollimi, etike e pune.

- paragrafi 1 -

Nita Mulliqi nga Kosova ka përfunduar me sukses studimet e doktoraturës në Institutin Karolinska në Stokholm – një nga institucionet më prestigjioze në botë në fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor.

- Advertisement -

Vlen të theksohet se tema e saj kërkimore u fokusua në zhvillimin e modeleve të inteligjencës artificiale për diagnostikimin dhe gradimin e kancerit të prostatës nga biopsitë digjitale.

Modeli i inteligjencës artificiale që Nita zhvilloi pritet të implementohet në praktikën klinike në disa prej spitaleve në vendet nordike, për të asistuar patologët dhe për të mundësuar një diagnostikim më të qëndrueshëm dhe të standardizuar të kancerit të prostatës.

Dr. Mulliqi është një shembull frymëzues i përkushtimit, talentit dhe kontributit të rinisë sonë në shkencë dhe inovacion. Edhe Ambasada e Kosovës në Suedi i ka uruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj profesional. /Albinfo.ch

- Advertisement -