Nita Kaprolli nga Gostivari diplomon në dy fakultete, arrin majat e suksesit në SHBA

- Advertisement5 -

Nita Kaprolli, e lindur dhe e rritur në Gostivar, po shquhet si një nga profesionistet e reja shqiptare me një profil të rrallë akademik dhe profesional në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

- paragrafi 1 -

Ajo ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm në vetëm 10 vite, duke u avancuar dy herë gjatë procesit të shkollimit dhe duke përfunduar ciklet arsimore për kohë më të shkurtër se norma standarde.

- Advertisement - M1

Më tej, Kaprolli ka ndjekur paralelisht dy drejtime universitare, duke u diplomuar në Inxhinieri Kompjuterike dhe në Matematikë e Informatikë. Studimet master i ka përfunduar në fushën “Software Application and Development”, duke ndërtuar bazën e saj profesionale në zhvillimin e sistemeve dhe aplikacioneve.

Ajo ka vijuar më pas edhe studime post-master në Massachusetts Institute of Technology (MIT), në programin “Applied Data Science – Leverage AI”, nën udhëheqjen e profesor John Tsitsiklis, ku është vlerësuar me rezultate të larta akademike.

IMG 2418 696x870 1

- Advertisement - m2

Që në moshë të hershme, Nita Kaprolli është vlerësuar me 16 çmime në fusha të ndryshme shkencore dhe letrare në nivele komunale, republikane dhe ndërkombëtare. Në matematikë ka arritur vendin e dytë në gara republikane, ndërsa gjatë studimeve universitare është shpallur oratorja më e mirë në nivel të universiteteve shtetërore dhe private.

Në fushën e artit dhe letërsisë, ajo ka filluar të shkruajë që në moshën 11-vjeçare dhe është autore e librit “Po vij”, i financuar nga Ministria e Kulturës, si një nga zërat e rinj poetikë të vlerësuar.

Përvoja e saj shtrihet edhe në media, ku ka drejtuar emisionin për fëmijë “Cicerimat e para” për tre vite, si dhe ka punuar si gazetare dhe kolumniste. Është vlerësuar gjithashtu me çmimin e parë kombëtar për emisionin “Sofra kulturore”, për promovimin e instrumentit tradicional kavall në muzikën bashkëkohore.

Në Maqedoni, ajo ka mbajtur edhe funksionin e zëdhënëses në komunën e Gostivarit, ndërsa ka qenë pjesë e ekipeve zhvilluese në projekte programimi, përfshirë platforma zgjedhore dhe aplikacione në rajon.

Në moshën 23-vjeçare, Kaprolli u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u certifikua sipas standardeve profesionale amerikane dhe nisi karrierën si Data Scientist në Managed Healthcare Associates (pjesë e Roper Technologies). Aty ajo kontribuoi në projekte që përmirësuan proceset dhe efikasitetin e kompanisë.

Në vitin 2025, ajo u nderua me Çmimin Presidencial të kompanisë për zhvillimin e aplikacioneve të avancuara me inteligjencë artificiale. Aktualisht, ajo udhëheq departamentin e automatizimit, i përbërë nga gjashtë njësi, duke kontribuar në transformimin digjital, rritjen e të ardhurave dhe optimizimin e proceseve organizative.

Në aspektin akademik, ka publikuar një studim mbi përdorimin e algoritmeve të machine learning për parashikimin e demencës dhe po punon në një projekt tjetër kërkimor njëvjeçar me titull “Address Matching Decision Tree Solution”, i financuar nga kompania ku punon.

Paralelisht, ajo është edhe ligjëruese në King’s College, në departamentin CSI, ku jep lëndën “Programim i avancuar” dhe ndihmon studentët në certifikim dhe integrim në tregun ndërkombëtar të punës.

Në vizionin e saj profesional dhe shoqëror, Nita Kaprolli synon të mbështesë studentët shqiptarë për studime në universitete prestigjioze, të krijojë një inkubator teknologjik dhe të kontribuojë në zhvillimin e talenteve të reja në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në nivel global. / Marrë nga INA