E premte, 17 Janar, 2025

Nisin reagimet: Pse gjithë kjo nguti e pushtetit për miratimin e Ligjit të Pagave

- Advertisement1-

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të enjten e ardhshme me fillim nga ora 10:00 për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për zyrtarët publikë dhe Projektligjin për paga.

Por opozita po kritikon pushtetin duke shtruar pyetjet pse e gjitha kjo nguti për miratimin e këtyre ligjeve.

- Advertisement -

Është deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili thotë se kjo qasje e mazhorancës nuk ka asnjë kuptim dhe se këto dy ligje duhet të miratohen vetëm pas diskutimeve gjithëpërfshirëse dhe shteruese me të gjithë ata që ndikohen nga këto ligje.

Postimi i tij:
Pse gjithë kjo nguti nga mazhoranca për dy nga ligjet më të rëndësishme për administratën shtetërore?
Dy ligjet më të rëndësishme për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, “Ligji për pagat në sektorin publik” dhe “Ligji për zyrtarët publik”, po shqyrtohen në procedurë të përshpejtuar pa asnjë arsye.
Ligji i pagave i përcakton të ardhurat e rreth 85 mijë të punësuarëve dhe familjeve të tyre, pra të ardhurat nga të cilat jetojnë rreth 400 mijë qytetarë. Ndërkaq, Ligji i zyrtarëve publik përcakton statusin e punësimit, të drejtat dhe karrierën e të gjithë zyrtarëve publik.
Sipas vendimit të djeshëm të Kuvendit, afati për amendamente është deri të hënën më 19.12.2022, në orën 12:00. Nuk ka asnjë mundësi që për dy ditë të vikendit të shtjerrën diskutimet me grupet e interesit: me sindikatën e arsimit, të shëndetësisë, të shërbimit civil, të policisë dhe sindikatat e tjera.
Kjo qasje e mazhorancës nuk ka asnjë kuptim. Këto dy ligje duhet të miratohen vetëm pas diskutimeve gjithëpërfshirëse dhe shteruese me të gjithë ata që ndikohen nga këto ligje.
Nuk është e mjaftueshme që këto dy ligje të jenë në përputhje me kushtetutën. Ato duhet të jenë në përputhje me parimet elementare të të drejtave të të punësuarëve në sektorin publik, si dhe të dakorduara në parim me sindikatat që i përfaqësojnë ata të punësuar.
Koha e mjaftueshme dhe e arsyeshme për diskutim publik të projektligjeve që shqyrtohen në Kuvend është parim elementar në demokracitë funksionale.
Vetëm qeveritë autoritare miratojnë ligje pa dhënë mundësi që të shprehen atyre që ndikohen nga ato ligje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...

Psikologia e shkollës “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës mban seancë grupore me nxënësit e klasës 8-të

Shkolla "Dy Dëshmorët" në fshatin Sheremet të Gjakovës ka njoftuar se psikologia e shkollës...