Sot në shkollën “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe kanë nisur punimet për rregullimin e oborrit të shkollës në kuadër të projektit mjedisor ku shkolla dhe ‘Eko Klubi’ i shkollës dolën fitues të projektit- donacion nga Organizata Zvicerane CARITAS, në mbjelljen e luleve të ndryshme, blinave, pishave, shemshireve dhe fidaneve të ndryshme; rregullimin e parkut dhe vendosjen e ulëseve, vendosjen e koshave për mbeturina, etj.
Shkolla falënderon Caritasin zviceran, menaxherin e projektit “Yeni” Bardh Xërxa, dhe stafin e tij; OJQ ” Ec Ma Ndryshe” me trajneren Kaltrina Kolukaj dhe stafin e saj, profesorët dhe nxënësit e ‘Eko Klubit’, dhe të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij projekti.