Nisin hetimet ndaj njërit prej nxënësve të përfshirë në incidentin në shkollën “Pavarësia”

- Advertisement5 -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast për veprën penale “Sulm” ndaj nxënësit të shkollës “Pavarësia”, i cili ishte përfshirë në një konflikt fizik me mësimdhënësin e tij.

- paragrafi 1 -

E mësimdhënësi i arrestuar nën dyshimin për sulm është liruar dhe ndaj tij është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.

- Advertisement - M1

Dy ditë pas përfshirjes në një konflikt fizik me mësimdhënësin e tij, Prokuroria ka nisur hetim edhe ndaj nxënësit të shkollës “Pavarësia”, në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, rasti është iniciuar vepër penale “Sulm”.

“Sa i përket të miturit prokurori i Departamentit për të Mitur ka iniciuar rastin me veprën penale “Sulm” dhe janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me këtë çështje penale”, ka bërë të ditur Prokuroria.

- Advertisement - m2

E të mërkurën kjo Prokuroi njoftoi se është liruar mësimdhënësi i përfshirë në këtë rast, i cili u arrestua të hënën nën dyshimin për sulm ndaj nxënësit.

Prokuroria ka njoftuar se të mërkurën ka propozuar masë alternative ndaj mësimdhënësit, që është lajmërim në stacion policor.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast dhe në bazë të tyre ka iniciuar procedurë penale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” sipas nenit 195 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë me shkrim pranë gjykatës për caktimin e masës së paraqitjes në stacionin policor”.

Ndërsa nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë thënë se të pandehurit A.K. i është shqiptuar masa e paraqitjes në stacion policor, në kohëzgjatje prej një muaji.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë ‘Paraqitja në stacion policor’ nga neni 176 i KPP-së, gjyqtarja e procedurës paraprake përmes aktvendimit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe të pandehurit A.K. i është shqiptuar masa ‘Paraqitja në stacion policor’, në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, ka treguar Gjykata.

Lirimi i mësimdhënësit ndodhi pasi kolegët e tij u solidarizuan me të, duke mos zhvilluar dy orë mësimore të martën.

Këshilli Drejtues, Këshilli i Prindërve dhe Shoqata Sindikale e shkollës “Pavarësia” kishin paralajmëruar protestë menjëherë pas arrestimit të tij. Ata u mbështetën edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e cila kërkoi lirimin e mësimdhënësit.

Të hënën ishte publikuar një video ku mësimdhënësi shihet i përfshirë në një konflikt fizik me një nxënës. Nën dyshimin për sulm ndaj nxënësit, ai ishte arrestuar dhe ndaj tij ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.  / Marrë në KOHA.net