E diel, 19 Janar, 2025

“Nisi si një lojë”, 15-vjeçaret e famshme në “You Tube”, e ëma: Rrjetet sociale i menaxhoj unë

- Advertisement1-

Steisi dhe Eleni Zylfo dy motrat shqiptare që kanë lindur dhe jetojnë në Modena të Italisë,ishin sot të ftuara në emisionin e pasdites ”Jeto me Orën”.

Motrat Zylfo treguan për publikun se edhe pse jetojnë në Italia ato kishin shumë dëshirë dhe vendosën që të gjithë videot ti realizojnë në gjuhën shqipe, madje Steisi ka shumë dëshirë të jetojë në Shqipëri. Vogëlushet treguan gjithashtu sesi nisi e gjitha.

- Advertisement -

“Nisi si lojë, pas shkolle kishim kohë të lirë dhe i thoshim mamit duam të bëjmë video derisa në korrik të vitit 2020 krijuam blogun tonë në “You Tube” -u shprehën ato.

Postimet e tyre tashmë kanë grumbulluar mijëra klikime në Youtube.

Një ndër videot e tyre që ka bërë më shumë bujë ishte “Dasma shqiptare”, motrat treguan se ajo video ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe e paharrueshme për to. Përtej suksesit online Eleni dhe Steisi si çdo fëmijë kanë dëshira për të ardhmen.

Eleni tregoi se do të bëhet një foto-modele dhe aktore ndërkohë Steisi kishte dëshirë të bëhej moderatore në fushën e mediave, Por përtej suksesit online qëndron familja e cila i menaxhon në çdo hap të tyren. Mami i tyre Valbona tregoi është ajo që i menaxhon rrjetet sociale meqenëse vajzat janë ende shumë të vogla.

“I menaxhoj unë pasi në rrjetet sociale ka edhe mesazhe negative që vajzat s’dua që ti lexojnë” -u shpreh Valbona Zylfo. Në përfundim të emisionit motrat inprovizuan një hyrje të shkurtër sikur po bënin një video për blogun e tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...