E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nis vlerësimi i performancës së mësimdhënësve në këtë shkollë

- Advertisement1-

Me rastin e fillimit të javës së vlerësimit të performancës së SHFMU “Migjeni”, drejtoresha e DKA-së në komunën e Mitrovicës, znj. Drita Kadriu, përgëzoi të gjithë mësimdhënësit si dhe drejtorin e shkollës së bashku me mësimdhënësit për krijimin e klimës dhe ambientit mjaft të avancuar të të nxënit në shkollë.

Drejtoresha Kadriu, përgëzoi ekipin e menaxhmentit të mesëm të shkollës të udhëhequr nga drejtori, z. Luan Mehmeti, në përbërje të mësimdhënësve për kryerjen me sukses të vetëvlerësimit, të përberë nga: drejtor z. Luan Mehmeti, znj. Elheme Çerkini, znj. Qëndresa Barani mësimdhënëse e gjuhës dhe kryetare e aktiveve profesionale, z. Fadil Berisha mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe mirëmbajtës i rrjetit të TIK-ut të shkollës, znj. Merita Shyti, mësimdhënëse klase dhe trajnere të programeve të ndryshme si dhe znj. Shpresa Idrizi vlerësuese e akredituar nga Inspektorati i Arsimit dhe MASHTI prezantuan punën dhe rezultatet e arritura.

- Advertisement -

Në SHFMU “Migjeni” në Mitrovicë, sot filloi faza e dytë të zbatimit të projektit KosEd që për qëllim ka ndërtimin e kapaciteteve për sigurimin e cilësisë, udhëhequr nga kolegët (“Peer led Quality Assurance capacity building”).

Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të vetëvlerësimit të performancës së mësimdhënësve, udhëhequr nga vetë mësimdhënësit e SHFMU “Migjeni”, nga Drejtoria e Arsimit që ka themeluar ekipin komunal për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, duke krijuar kështu kapacitete për sigurimin e cilësisë, udhëhequr nga kolegët.

Edhe ekipi komunal do ta bëjë vlerësimin e shkollës në pesë fusha: (1) Menaxhimi dhe qeverisja; (2) Kultura dhe mjedisi shkollor; (3) Mësimdhënia, të nxënit dhe vlerësimi; (4) Zhvillimi profesional i mësimdhënësve me bazë në shkollë; dhe (5) performanca e nxënësve.

Për këtë aktivitet është hartuar plani i veprimit si dhe agjenda e vlerësimit e cila pritet të zbatohet gjatë datave 24-28 prill, kur edhe bëhet raportimi i procesit të vlerësimit.

Në një mjedis dhe kulturë mjaft të avancuar të personelit edukativo arsimor të SHFMU “Migjeni” rezultate do të tregojnë se procesi i vlerësimit është i realizueshëm dhe i domosdoshëm.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...