Ka nisur vlerësimi i brenshëm në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë. Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
VLERËSIMI I BRENDSHËM I SHKOLLËS
Ju njoftojmë se sot, më 17 prill 2025, filloi Vlerësimi i Brendshëm i Shkollës,në përputhje me Udhëzuesin për Vetëvlerësimin e Institucionit Arsimor të nxjerrë nga MASHT.
Vlerësimi i fushave realizohet nga Ekipa e përbërë: zëvendësdrejtoresha e shkollës znj. Shkurta Krasniqi, koordinatore e ekipës Vjollca R. Bajrami, pedagogia e shkollës Lavdie Hoxha, mësimdhënëset:Rukije H. Syla, Vjollca Beqiri, Hysnije Grisholli dhe Adelina Beshiri, nën mbikëqyrjen e drejtoreshës së shkollës, znj. Mirvete Tahiri.
Ekipa e përzgjedhur ka autoritetin dhe të gjitha të drejtat për të vepruar dhe punuar në të mirë të mbarëvajtjes së procesit të Vetëvlerësimit të Brendshëm të shkollës në këto fusha të cilësisë:
📍Zhvillimi profesional i mësimdhënësve.
📍Performanca e nxënësve.
Për realizimin e këtij vlerësimi, Ekipa për Vlerësim të Brendshëm të Shkollës do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë akterët e shkollës, përfshirë stafin menaxhues, mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe komunitetin.
Ju ftojmë të jeni pjesë aktive e këtij procesi të rëndësishëm
për përmirësimin e cilësisë së
arsimit në shkollën tonë.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!
Me respekt,drejtoria e shkollës dhe EVV.