Nis viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës

- Advertisement -

Nis sot semestri dimëror i vitit akademik 2024/25 në Universitetin e Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Për dallim nga vitet e kaluar, sivjet viti akademik ka filluar dy javë më herët. Nisja e vitit akademik në mes të muajit shtator është e përcaktuar me Statutin e ri të këtij institucioni të arsimit të lartë.

- Advertisement -

Në njoftimin e UP-së, thuhet se pritjet për studentët e ri në shumicën e fakulteteve mbahen prej orës 10:00.

“Pritjet për studentët e rinj në secilin fakultet do të mbahen prej orës 10:00. Përjashtimisht pritja në Fakultetin Ekonomik do të bëhet në orën 13:00. Për më shumë detaje, shikoni ueb faqet e fakulteteve përkatëse”, thuhet në njoftimin e tyre.