E premte, 24 Janar, 2025

Nis trajnimi i mësuesve për depistimin e skoliozës, përfitojnë 240 mijë fëmijë

- Advertisement1-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu para disa dite ishte në shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi” në kryeqytet, nga ku ka nisur zbatimin Programi më i ri Kombëtar për depistimin e skoliozës tek fëmijët.

240 mësues të edukimit fizik kanë nisur këtë të premte trajnimin e tyre pasi do të jenë ata që do të bëjën depistimin e skoliozës në shkollat shqiptare.

- Advertisement -

”Së bashku me Save The Children jemi duke punuar për të sjellë në jetë Programin Kombëtar të depistimit të skoliozës. Janë 240 mësues të edukimit fizik të cilët do të marrin trajnim lidhur me praktikën e depistimit. Sigurisht sistemi shëndetësor pastaj vijon dhe trajton gjithë elemenëtt e tij, por ju jeni ajo shtylla e parë e cila evidenton këtë lloj problematike me fëmijët tanë dhe unë e jam e sigurt do ta bëni këtë punë më së miri”, tha Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Nga ky program do të përfitojnë të gjithë fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç të cilët do t’i nënshtrohen një testi vjetor për depistimin e skoliozës, dhe rezultatet do të dokumentohen në kartelën e tyre shëndetësore.

”Janë pothuajse 240 mijë fëmijë të shkollave 9-vjeçare që do të përfitojnë nga programi kombëtar i depistimit të skoliozës, pra që do të ketë vlerësime periodike vjetore lidhur me këtë problematikë”, tha Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale..

Programi Kombëtar për depistimin e skoliozës është pjesë e projektit “Shkolla për Shëndetin” për identifikimin sa më të hershëm dhe parandalimin e pasojave që sjell kjo patologji. / euronews.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Liri Hoxhaj nga Kosova magjistron në Universitetin e Bristolit me plis në kokë

Liri Hoxhaj, ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, ka magjistruar sot në Universitetin e Bristol. Lir...

Ngjarje e tronditëse: Edukatorja fotografon fëmijën 3-vjeçar dhe e qëllon me shuplakë

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në...

Rreziku nga dezinformatat dhe lajmet e rreme, ‘Çohu’ mban ligjëratë me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

📍Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike...

Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok...