Nis shpërndarja e librave shkollorë falas për nxënësit në Shqipëri

- Advertisement -

Ka nisur sot shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin.

- paragrafi 1 -

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, njoftoi se kjo është një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor.

- Advertisement -

“Mirëmëngjes! Me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre, ju uroj një javë të mbarë,” shkruan kreu i qeverisë.

Programi është i fokusuar tek nxënësit që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, si dhe tek ata që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata nga pakicat dhe minoritetet.

- Advertisement -